
Në mesnatën e 10 nëntorit 1981, forcat e hetuesisë speciale arrestuan në fshehtësi Vahid Lamën, juristin që kishte punuar 13 vite në paradhomën e Enver Hoxhës.
Pak ditë më parë, kur përgatitej të merrte pjesë në Kongresin VIII të Partisë, sekretari personal i Sekretarit të Parë të KQ u shkarkua nga detyra dhe u internua familjarisht në një fshat të skajshëm të Gramshit. Prangosja menjëherë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit historik të Partisë ishte certifikuar më herët në zyrat e KQ, aty ku më parë ishte kryqëzuar për veprimtari armiqësore ndaj vijës së Partisë. Prej këtej, Vahid Lama iu nënshtrua një kalvari pa fund në ferrin e burgjeve të komunizmit, për t’u kthyer pranë familjes në fillimin e viteve ’90. Në rrjedhën midis ekstremeve, jeta e tij përshkoi një histori të trishtë e të çuditshme, për të cilën nuk preferoi të flasë kurrë sa ishte gjallë. “Panorama” ka siguruar së fundi dosjen e Sigurimit të rastit “Lama” dhe kopjen e dorëshkrimit të kujtimeve me përjetimet e jashtëzakonshme nga koha kur punonte në kabinetin e Enverit. Duke filluar nga sot, do të publikojë pjesët kryesore të tyre, ku përshkruhet jo vetëm drama e tmerrshme e Vahid Lamës, por edhe një profil i panjohur i diktatorit, parë në vështrimin e njeriut që punoi 13 vite në zyrën e tij…
PRETENCA E SIMON STEFANIT
Vahid Lama u shkarkua nga detyra në aparatin e KQ dhe u përjashtua nga funksionet partiake më 27 tetor 1981, vetëm pak ditë para fillimit të punimeve të Kongresit VIII, ku ishte zgjedhur delegat. I pari që i komunikoi ndëshkimin e papritur…
(Historinë e panjohur te juristit të njohur, që punoi 13 vite në zyrën e Sekretarit të Parë të KQ të Partisë e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
© Panorama.al











