Projekti për regjistrimin e pasurive të paluajtshme vijon me pronat që shtrihen te zona e Xhamllikut në kryeqytet.
Në një njoftim të bërë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme detajohet se ka përfunduar regjistrimi i 8176 pasurive për këtë zonë kadastrale dhe se qytetarët tashmë duhet që të japin konfirmimin e tyre.
Pas punës së bërë në terren nga ekspertët ku janë konstatuar dhe regjistruar në fazën fillestare me mijëra pasuri, ky informacion duhet që të konsultohet me pronarët në mënyrë që të bëhet regjistrimi i saktë në rast se këta të fundit do të kenë rezerva apo konstatojnë mangësi. Hipoteka, nga ana e saj, sqaron edhe detajet se ku qytetarët mund të bëjnë këtë verifikim dhe se ku ndodhen listat.
(Lajmin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











