
Ndërsa ish-presidenti amerikan, Bill Klinton mbajti një fjalim frymëzues natën e së mërkurës në Konventën Kombëtare të Partisë Demoktratike, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, bashkëshortja e tij, ishte mijëra km larg, në Timorin Lindor.
Kështu, Klinton u detyrua të ndiqte një version të regjistruar të fjalimit, pas nuk mundi të anulonte takimin me kryeministrin e vendit, me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ish presidenti, Klinton nuk harroi t’i referohej bashkëshortes së tij gjatë fjalimit, duke lavdëruar Presidentin, Barak Obama, ai tha se; “Presidenti Obama emëroi disa anëtarë në kabinetin e tij, edhe pse ata mbështeten fillimisht Hillarin. Dreqin, ai ka emëruar edhe vetë Hillarin”











