Tingëllon paradoksale, por shefat e Premier Ligës e kanë kërcënuar klubin e Mançester Junajtid se do ta gjobisin, në rast se do të hedhë formacionin e dytë në fushë kundër Blekpullit dhe do të humbasë. Tani që “djajtë e kuq” e kanë arkivuar çështjen e titullit dhe të gjithë vëmendjen e kanë tek finalja e Champions-it, e cila luhet më 28 maj, Sër Aleks Ferguson duhet t’i mendojë mirë rreziqet që vijnë nga kursimi i yjeve. Ndaj, tekniku është mes dy zjarresh, sepse Barcelona nga ana tjetër ka nisur t’i kursejë futbollistët e saj për finalen e “Wembley”-t.











