TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njofton heqjen e licencave për tregtimin me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të saj, për 11 sh.a.
Permes nje deklarate per mediat, METE ben me dije se licencat jane hequr per mosplotësim të kushteve ligjore të kapaciteteve depozituese-magazinuese, pas propozimit të Inspektoriatit Qendror Teknik.
“IQT, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka ushtruar kontroll në këto shoqëri dhe mbas përfundimit të kontrollit i ka propozuar Ministrit sanksionin e heqjes së licencës, në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për Përpunimin, Transportimin dhe Tregtimin e Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve te Tyre”, të ndryshuar. Kontrolli në këto shoqëri vjen mbasi ndaj tyre më parë ishte vendosur sanksioni i pezullimit të lejeve të tregtimit për një afat 30 ditor, afat gjatë të cilit shoqëritë duhet të plotësonin mangësitë e konstatuara nga ana e institucioneve kompetente”, thuhet në deklaratë.
METE sqaron se vendimi ne fjale eshte ne interes te mbrojtjes se konsumatorit dhe konkurrences se ndershme nga operatorët e licencuar në kushtet e një tregu të hapur, të liberalizuar dhe të dominuar nga kompani private.
© Panorama.al











