Hidi drejt Flamurtarit: Kam biseduar

Dec 27, 2011 | 13:04

Flamurtari është në prag të zyrtarizmit të blerjes së parë për merkaton e janarit. Ai është portieri Isli Hidi. Lajmin e konfirmon edhe vetë lojtari, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” ka pohuar se ka biseduar me drejtuesit, por problem për të mbetet kontrata me AEL-in e Limasolit. “Kam biseduar me drejtuesit e Vlorës, por së pari duhet që të prish kontratën me skuadrën time të AEL-it. Nuk do jetë e lehtë, por do flas gjatë këtyre ditëve me drejtuesit qipriotë dhe do të shikoj sesi mund të arrihet në një zgjidhje, nëse do të jetë e mundur, ka pohuar Hidi nëpërmjet telefonit. Për Hidin u fol disa kohë më parë për kalimin te Flamurtari. Pas këtij të fundit, Flamurtari pritet të marrë edhe sulmuesin kroat Pero Pejiç, i cili ka prishur kontratën me klubin ku luante në Arabi.

© Panorama.al

Te lidhura