SARANDE- Hidhet në erë makina e komandantit te grupit te gatshem te policise se Sarandes. Sipas te dhenave te para te policise, ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, ne lagjen numër 4 të qytetit.
Policia ben me dije se ka shperthyer automjeti me targa W33BFA në pronësi të komandantit të grupit të gatshëm të policisë së Sarandës Aleksandër Lulo.
Per fat nga shperthimi nuk ka pasur persona te lenduar, por jane regjistruar vetem deme materiale.
Te sinjalizuar per ngjarjen ne vend kane mberritur forcat e policise, te cilat kane nisur hetimet per zbardhjen e shperthimit dhe autoret e vendosjes se lendes shperthyese.
Nuk ka ende percaktim te sasise se lendes shperthyese, ndonese dyshimet e para jane per nje sasi tritoli.
© Panorama.al











