
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar me votat e maxhorancës propozimin e PS-së ndryshimin e ligjit per Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH), qe synon heqjen ose uljen e saj për disa produkte ushqimore dhe energjinë.
Në mbledhjen e sotme, deputetët e shumicës e kanë cilësuar një propozim të tillë të padrejtë, duke deklaruar se më këtë kërkohet favorizim i kompanive në treg.
Kundër kësaj ka reaguar deputeti i PS-së, Erjon Braçe, i cili ka akuzuar maxhorancës se mospranimi i propozimit synon krijimin e monopolit në treg dhe jo mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
Sipas nismës së PS-së, produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza të tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke filluar nga data 1 janar 2012.
© Panorama.al











