“Heqja e imunitetit të Ballukut, vetëm hapi i parë”- Këlliçi komenton përgjimet e reja: Prova përfundimtare! Të hënën të gjithë në shesh

Dec 17, 2025 | 16:33

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar përgjimet e reja të dala në dritë nga Dosja e Belinda Ballukut, ku përveç zv.kryeministres dhe ish-kreut të ARRSH Evis Berberi, implikohet në tenderë edhe kryeministri Edi Rama.

balluku kellici

Këlliçi thotë se kemi të bëjmë me provën përfundimtare. Heqja e imunitetit të Ballukut duhet të jetë vetëm hapi i parë.

Sipas tij, Rama dhe Balluku, të dy tashmë duhet të ishin pas hekurave të burgut.

Sakaq, fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit përpara kryeministrisë.


Reagimi i Belind Këlliçi:

Prova përfundimtare!

Në përgjimet e të pandehurës Belinda Balluku, përmendet haptas emri i kryeministrit si përcaktuesi i vërtetë i tenderave.

Madje edhe ajo vetë, me gjuhë rruge dhe me pakënaqësi që ngjasojnë me ato të kodit të mafias, shprehet e pakënaqur që nuk dinte zhvillimin e aferave korruptive pa dijeninë e saj.

Kjo tregon se përveç Belinda Ballukut, ka edhe një aktor tjetër akoma më të fuqishëm në vendimmarrjen për hajdutërinë ndaj Shqiptarëve. Ai është Edi Rama.

Cfarë duhet të presim më shumë?!

Heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të prishur provat duhet të jetë vetëm hapi i parë.

Pashmangshmërisht, kjo duhet të pasohet nga dorëheqja dhe hetimi i thelluar, i plotë i kryeministrit të vendit.

Edi Rama Meriton fatin e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, jo vetëm si bashkëpunëtor i tyre, por si kryetar i organizatës dhe shef i tyre.

Ju takon qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre, për ta dërguar më në fund këtë hajdut të rëndomtë aty ku meriton të shkojë.

Në koshin e plehrave të historisë.

Të hënën, me datë 22 Dhjetor, të gjithë përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës!

© Panorama.al

Te lidhura