Heqja e imunitetit nis me debat PD-PS

Jul 21, 2012 | 13:09

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisën dje zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kushtetutës.

Në një mbledhje që zgjati rreth 150 minuta, maxhoranca dhe opozita debatuan me njëra-tjetrën për numrin e kapitujve që duhet të preken në ligjin themeltar të shtetit.

Sipas PD-së, Kushtetuta duhet prekur vetëm në pikën e heqjes së imunitetit, ndërsa për opozitën, me këtë rast duhet cilësuar zgjedhja me 3/5 e gjyqtarëve, anëtarëve të KLD-së dhe prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli i Legjislacionit caktoi Majkon dhe Palokën si relatorë të çështjes, të cilët, pasi të dëgjojnë sot mendimin e konstitucionalistëve, do të hartojnë raportin, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i ndryshëm.

Më pas, Komisioni i Ligjeve do të bëjë shqyrtimin e propozimeve nen për nen dhe në fund do të jetë seanca e 6 gushtit ajo që do të vendosë me votë nëse këto ndryshime do të miratohen.

(Lajmin e plote, shoqeruar edhe me gjithe debatin dhe replikat ne Kuvend, e lexoni numrin e sotem te gazetes “Panorama”)

 

 

© Panorama.al

Te lidhura