Imuniteti, PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus

Jul 21, 2012 | 12:23

TIRANE- Debate ne Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar te Ligjeve per ceshtjen e imunitetit permes ndryshimeve kushtetuese, ne takimin e vet te dyte me grupet e interesit.

Perfaqesuesi i EURALIUS, duke mbeshtetur nismen per heqjen e imunitetit ka deklaruar se “mbeshtet te dyja propozimet per heqjen e imuniteteve dhe per kete te dyja palet shumica dhe opozita duhet te gjejne nje konsensus, qe hap rrugen e vendit drejt BE”.

EURALIUS: Reforme e Kushtetutes për Gjykaten e Larte

Perfaqesuesi i EURALIUS ka deklaruar se për Gjykatën e Lartë duhet reformë, duhet debat i gjatë dhe transparent për të vendosur këtë model gjykate në vend. “Mbështetsim draftin qe diskutohet aktualisht për Gjykatën e Lartë dhe vlerësoj se është përmirësim për situatën aktuale. Një ditë kjo gjykatë do të ketë standardin evropian, i zgjedhur brenda gjyqësorit dhe jo jashtë gjyqësorit. Shpresoj që ndryshimi i ligjit të sjellë një model të ri për të, gjykatë karriere, ligji është në rrugë të mirë për të arritur në këtë pikë. Na duhet reformë e kushtetutës në ligjin për këtë gjykatë por kjo kërkon debat transparent”- tha ai.

Shpifja dhe kontrolli i baneses

Sipas EURALIUS duhet te behet kujdes sa i takon shpifjes se deputeteve, per te cilen ata kane shprehur rezerven per ndjekje penale. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje problematike. “Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë dhe nga eksperienca evropiane që deputeti të thotë dicka sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e tij”- tha ai. Ai u ndal edhe ne kontrollin e baneses, qe në rekomandimet ndërkombëtare lejohet që prokurorët të fillojnë një hetim ndaj deputetëve. “Një kontroll banese mund të ndikojë në funksionimin e parlamentit, pasi nëse banesa e tij po kontrollohet tani nuk mund të shkojë në punë. Por, pengesë është edhe për prokurorët. Në këtë rast rekomandimi im si ekspert është që ndalimi për kontrollin e banesës të shihet në kodin penal jo në Kushtetutë”,- tha përfaqësuesi i EURALIUS.

PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus

Ne fjalen e tyre përfaqësuesit e PACA dhe EURALIUS theksuan se vendimmarrja i takon klasës politike shqiptare në fund.

“Ka dy opsione dhe janë shumë të mira, pasi kanë të bëjnë me kufizimin e imunitetit. Dhe ndoshta ju jeni të interesuar të dini se cili është propozimi më i mirë.  Në të gjithë mendojmë se vendimmarrja i përket politikanëve shqiptarë”,- deklaroi përfaqësuesi i PACA.

Perfaqesuesi i EURALIUS theksoi ne fjalen e tij se qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një rrugë të mesme.

“Sot dua të them se jam i lumtur se këto është rënë dakord për këtë reformë dhe dua të them se jam dakort me dy propozimet. Ndaj ju përshëndes dhe uroj të gjeni konsensus për t’iu bashkuar BE”,- deklaroi përfaqësuesi i EURALIUS

Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj ka kerkuar pergjigje per nje sere pyetjesh, duke vene ne pah se propozimet e paleve edhe pse synojne te njejten gje, pra heqjen e imunitetit kane diferenca dhe ndryshime te dukshme mes tyre.

Sot per nismën për ndryshimet kushtetuese “për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë”, diskutojne përveç drejtuesve të insitucioneve të drejtësisë dhe ekspertëve shqiptarë, ekspertë të EURALIUS-t dhe PACA-s, misione që kanë asistuar drejtësinë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Ne takimin e djeshem, maxhoranca ka ftuar opozitën që të gjejnë një konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese për imunitetin, duke u bazuar në projektin e paraqitur nga organizmat europianë, PACA, nga Këshilli i Europës, dhe EURALIUS, nga Bashkimi Evropian. Opozita tha se mbështet në parim procesin ligjvënës për ndryshimin e dispozitave kushtetuese për kufizimin dhe heqjen e imunitetit.

Ne emër të maxhorancës, deputeti Edi Paloka tha se, maxhoranca për të mos i lënë kohë dhe rrugë përplasjeve, vendosëm të paraqesim para parlamentit projektin tonë, që është një projekt i bazuar në ekspertizën e Këshillit të Europës, PAKA-s, dhe i BE-së, EURALIUS.

Përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafaj vlerësoi se procesi meriton një vëmendje shumë të  veçantë, për të garantuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet duhet të vijnë duke mbajtur në konsideratë realitetin tonë, shkallën e demokracisë, kulturën politike  etj, duke shtuar se, ndryshimet duhet të japin efektet e kërkuara, të zgjidhë një problem, dhe jo të hapë një tjetër.”

Xhafaj tha se  ndryshimet duhet të shërbejnë edhe për ruajtjen e garancive për rolin e çdo opozite, për të mos goditur kundërshtarët politikë apo gjyqtarët për qëllime të caktuara.

Drafti i PS-se

Nje dite me pare, PS propozoi draftin e saj per ndryshimet kushtetuese. Sipas draftit, propozohet marrja në mbrojtje e deputetëve vetëm në ato raste kur janë duke ushtruar detyrën si përfaqësues të popullit, kur shprehin opinionet dhe votën e tyre. Në rast se kërkohet arrestimi, ai duhet të kryhet me lejen e Kuvendit me përjashtim të rasteve kur deputeti kapet në krim e sipër apo menjëherë sapo ka konsumuar kryerjen e krimit. Propozimet e PS-së që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve, parashikojnë të drejtën e imunitetit nga cilido gjyqtar për vendimet dhe opinionet që ata shprehin gjatë kryerjes së detyrës, duke i zhveshur nga çdo lloj imuniteti tjetër.

© Panorama.al

Te lidhura