Ishte viti 1976 dhe ende vazhdonte historia e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Pas botimit të parë, ai iu kthye autorit të bënte korrigjimet e tij në bazë të vërejtjeve që iu bënë. Kadare shtoi e hoqi në trupin e romanit dhe e çoi sërish për ribotim në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, ku si redaktor ishte caktuar shkrimtari Dritëro Agolli.
Në një dokument që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, raportohet një mbledhje e vitit 1976 në redaksinë e shtëpisë botuese, ku merrnin pjesë Kadare, Agolli, drejtori Thanas Leci etj. Në këtë relacion vihet re qëndrimi mbrojtës i Dritëro Agollit ndaj Ismail Kadaresë.
Pas ripunimit ai jep konfirmimin e tij për ribotimin e romanit, çka bie ndesh me mendimin e drejtorit të “Naim Frashërit”, i cili pasi rendit një sërë defektesh që vë re në romanin e Kadaresë dhe pas rishikimit nga ana e këtij të fundit, thotë se nuk e vë firmën për botim.
Relacioni nënshkruhet nga Miti Tona, drejtor i Drejtorisë së Shtypit dhe Jakup Mato specialist në sektorin e Kulturës. Dokumenti ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, Fondi 14/ AP, viti 1976, dosja 552 dhe është botuar në librin “Një dosje për Kadarenë” të Shaban Sinanit.
(Specialen e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”. Shtyrjen e gjyqit mes Kadarese dhe Nexhmije Hoxhes dhe rrefimin e Helena Kadarese, e cila tregon se Ramiz Alia ishte kunder ndalimit te librit)
Helena: Kontrata e Ismailit me Nexhmijen për librin. Sinani: Ajo korrigjoi cdo fletë

Ai do të shfrytëzonte dosjet, ndërsa ajo do të lexonte ato pjesë të romanit që bazoheshin te shënimet. Kjo ishte “kontrata” që Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxha, ish-drejtoreshë e Arkivit të Shtetit, lidhën në kohën kur shkrimtari shkroi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”. Detajet i jep sot gazeta “Panorama” në nje speciale per debatin ne fjale.
Mes variantit të heqjes dorë nga të shkruarit dhe krijimit të një romani të madh, Kadare zgjodhi këtë të fundit. Ai gjeti si zgjidhje të shkruante një roman mbi prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike.
Në librin me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”, Helena Kadare tregon vendimin e Ismailit për të shkruar këtë libër, si i kërkoi Ramiz Alisë të shfrytëzonte dosjen sekrete të mbledhjes së 81 partive në Moskë, cili ishte reagimi i tij dhe i Nexhmije Hoxhës dhe marrëdhënia shkrimtar-shtet që u vu në atë kohë. Që nga ideja e krijimit, te ndalimi i romanit, përmes kujtimeve të Helena Kadaresë.
Lexoni te plote ne “PANORAMA” gjithe detajet e Helena Kadarese, verejtjet per romanin ne Arkivin e Shtetit dhe te dhenat e një dokumenti, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit (Fondi 14/AP, Dosja 552, Viti 1976), botuar në librin “Një dosje për Kadarenë” nga Shaban Sinani, në të cilin renditen të gjitha “vërejtjet” e bashkëshortes së diktatorit. Nexhmija, korrigjime fletë pas flete librit të Kadaresë.
© Panorama.al











