SHKODËR- Investim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe sistemin energjetik dhe nje kryeveper ne rrafshin mjedisor e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha ndërtimin e HEC-it të Ashtës.
Duke folur para të pranishmëve në inspektimin e punimeve në këtë vepër, Berisha vlerësoi punën e bërë në 27 muaj, si të shkëlqyer. Sipas tij, HEC i Ashtës është një risi, pasi përdor teknologjinë më të fundit.
Berisha ka theksuar se puna per ndertimin e tij ka ndihmuar edhe ne punesimin e shume qytetareve.
Afërsisht 27 muaj pas fillimit të ndërtimit të HEC-it të Ashtës, turbinat e para Hydromatrix të stacionit elektrik Ashta 1 sinkronizohen në rrjetin shqiptar të energjisë.
© Panorama.al











