Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, duke folur në Mbledhjen e 18 të Ministeriale të OSBE së në Vilnius të Lituanisë, shprehu mbështetje për dialogun Kosovë Serbi, si dhe mirëpriti marrëveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar të kufijve.
Haxhinasto bëri thirrje për një zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura mes palëve.
Ndërsa në takimin me ministrin francez për Europën, Zhan Leoneti, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe në veri të Kosovës. Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e perspektivës evropiane të Kosovës dhe e dhënies së Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Ministri francez për Evropën vlerësoi politikën e rajonale të Shqipërisë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor
© Panorama.al











