TIRANË- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka garantuar sot ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sekui për angazhimin e qeverisë në përmbushje të detyrave për integrimin e vendit në BE.
Gjatë takimit të sotëm u diskutua për situatën politike në vend, si dhe për dinamikën e zhvillimeve në plotësimin e detyrave që ka Shqipëria, për procesin e integrimit europian.
“Në takim, Ministri Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi për angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare, për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike”- thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas tij, Haxhinasto u shpreh se pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri, të reflektohet në një vendimmarrje pozitive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
© Panorama.al











