Haxhinasto: Do kërkojmë sjelljen e armëve të Skëndërbeut në Shqipëri

Nov 10, 2011 | 19:00

Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeveria shqiptare synon të sjellë nga Austria armët autentike të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Deklaratën e bëri zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm, Edmon Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë, me Sekretarin e Shtetit në ministrinë e Puneve të Jashtme të Austrisë, Wolfgang Waldner.

Haxhinasto tha se, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do të shihet mundësia për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut.

Waldner u përgjigj; më lejoni t’ju siguroj se do ta diskutojmë me personat përgjegjës dhe do t’ju kthejmë përgjigje sa më parë.

Armët e përdorura nga heroi ynë Kombëtar ndodhen ne muzeun e Vjenës.

© Panorama.al

Te lidhura