Haxhinasto-Armitage: Mbështetje për energjinë

Jul 21, 2012 | 12:18
Haxhinasto e Armitage

Mbështetje për një sërë sektorësh, dhe në veçanti për atë energjetik, ka garantuar drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Jane Armitage, në takimin e saj me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto. Ky i fundit priti përfaqësuesen e BB-së ditën e djeshme dhe kanë diskutuar për një sërë çështjesh. Haxhinasto e ka vënë theksin në vijimin e projekteve të sektorit energjetik, ku banka Botërore në jo pak raste ka ndihmuar me financim. Zëvendëskryeministri, njëkohësisht edhe ministër i Ekonomisë, solli në vëmendje projekte si ai për sigurinë e digave apo financimin për Termocentralin e Vlorës, që sipas tij, ka një rëndësi të veçantë për gjenerimin e energjisë elektrike në vend. Nga ana e saj, drejtoresha e BB-së, Armitage, u shpreh se Banka Botërore do të vijojë me mbështetjen e saj për projekte të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sidomos sa i përket sektorit energjetik.

© Panorama.al

Te lidhura