Ajo nuk është zhdukur, por është gjithmonë në lëvizje nëpër shtete të ndryshme europiane për të sfiluar e reklamuar për firma nga më të ndryshmet. Hasna është vajza e cila përfitoi sukses, famë e para pasi përfaqësoi vendin tonë në “Miss Universe”. Lirisht mund të thuhet se është një ndër të rrallat përfaqësusese tona që punon dhe është më se e angazhuar. Ne e kontaktuam Hasnën për të mësuar diçka më shumë rreth aktiviteteve të saj, pasi menduam se ishte zhdukur, por në fakt, për shkak të punëve të mëdha, ajo nuk mund të ngrinte kokën. “Nuk jam zhdukur, thjesht jam shumë e angazhuar me punë në Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë e gjetiu dhe nuk kam kohë aspak për internetin apo fb”, tregon supermodelja Xhukiçi. Kur e pyetëm më saktësisht çfarë është duke punuar dhe kush ia mundëson gjithë këtë punë, ajo u përgjigj: “Trump m’i mundëson të gjitha kontratat që kam. Meqë jam në Europë, lëviz shumë, jam në Gjermani, më kërkojnë për një katalog dhe udhëtoj direkt për në Itali ose herën e fundit isha në Francë, mora një punë në Spanjë për një reklamë dhe udhëtova për në Spanjë. Ky është katërkëndëshi i punës sime” – përfundon supermodelja Hasna Xhukiçi.











