TIRANE- Percillet ne banesen e fundit prokurori i ndjere Xhevat Hana.
Homazhet per nder te tij u zhvilluan ne ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë, ne mesdite.
Ne ceremonine e zhvilluar moren pjese krahas miqve e te afermve, edhe nje sere personalitetesh, prokurorja e Pergjithshme, kreu i PS-se, kreu i shtetit etj.
Presidenti Bamir Topi bëri homazhe në nderim e vlerësim të veprimtarisë e kontributit profesional të prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Xhevat Hana, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.
Në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit u përkul me respekt duke vendosur një kurorë me lule pranë trupit të pajetë të të ndjerit, si dhe u takua me familjarët e tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut të tyre të dashur.
Presidenti Topi shprehu konsideratat për personalitetin dhe profesionalizmin e lartë të prokurorit Xhevat Hana duke lënë një shënim në “Librin e Ngushëllimeve” të hapur me këtë rast.
Dje pak pas orës 18:00 trupi i pajetë i prokurorit Xhevat Hana mbërriti nga Italia në aeroportin “Nënë Tereza”. U prit nga familjarë dhe kolegë te tij.
Xhevat Hana, humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë, nderkohe qe kreu i shtetit, prokurore e kolege, e kane quajtur humbje te madhe ndarjen e tij nga jeta.
© Panorama.al











