Hamdi Salihi, tjetër gol në Austri

May 26, 2011 | 11:20

Hamdi Salihi ka shënuar një tjetër gol në kampionatin austriak, duke arritur kuotën 18. Ai ka vulosur fitoren e Rapidit përballë LASK Linzit, skuadrës së Klodian Duros. Të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare e kanë nisur si titullarë ndeshjen. Bomberi shkodran është aktivizuar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Klodian Duro është zëvendësuar në minutën e 61-të të takimit.
Goli
Salihi ka shfrytëzuar një pasim të saktë nga e majta në minutën e 48-të të ndeshjes dhe, i vetëm përballë portierit, nuk e ka pasur të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Ky gol i dha fitoren Rapidit të Vjenës, që tashmë renditet në vendin e pestë e 53 pikëve në 36 ndeshje të luajtura. Ky është sezoni më i mirë i Hamdi Salihit në aspektin personal, pasi asnjëherë më parë nuk ka mundur të shënojë 18 gola në kampionat. Ai gjatë kësaj vere mund të largohet drejt një skuadre të huaj, pasi prej kohësh përflitet se në Austri mund të jetë sezoni i fundit i tij me Rapidin e Vjenës, edhe pse ka edhe një vit kontratë me këtë klub. Për bomberin shqiptar ka pasur interesim edhe nga klube ruse, që kanë ofruar shuma marramendëse parash për kartonin e tij, por Rapidi nuk ka pranuar.

© Panorama.al

Te lidhura