Bundesliga austriake është përfshirë nga dhuna dhe skandale të tifozëve. Konkretisht kjo situatë tepër dramatike ka ndodhur në derbin e 297-të të Autrisë, midis Rapidit të Vienës ku luan bomberi shqiptar, Hamdi Salihi dhe Austrisë së Vienës. Në stadiumin e kryeqytetit tifozëria ka arritur kulmin duke hedhur baltë mbi imazhin e këtij kampionati prestigjioz në Europë. Duke qenë se ndeshja e parë midis tyre u fitua nga Rapidi me anë të golit të vetëm nga sulmuesi, Hamdi Salihi, Austria e Vjenës mori hak në 26 minutat e para, duke kaluar në avantazh të dyfishtë me anë të Linz (5′) dhe Junuzovicc (26′). Kanë mjaftuar 26 minuta që ultrasit e çmendur të Rapidit të kuptonin tolerancën e lojtarëve të kësaj skuadre dhe mos impenjimin maksimal të tyre. Sipas ultrasve, futbollistët e Rapidit neglizhuan të fitonin duke favorizuar miqtë e Austrisë së Vienës, në mënyrë që këta të fundit të merrnin trepikëshin. Prania e 400 forcave të policisë, kanë bërë që këta anarkistë të bllokoheshin dhe futbollistët të shkonin direkt në dhomat e zhveshjes. Në pankinë ka qenë i pranishëm edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, i cili i ka shpëtuar për mrekulli sendeve të forta dhe sulmit të ultrasve.











