VLORE- Gjyqtari Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua mengjesin e djeshem në një atentat mafioz u percoll ne banesen e fundit.
Para ceremonise mortore, ne nder te gjyqtarit 33 vjecar, baba i dy femijeve u bene homazhe në mjediset e kinoteatrit “Petro Marko” ne Vlore.
Per shkak te funksionit te viktimes ceremonia kishte veshje zyrtare dhe ne moren pjese autoritetet më të larta shtetërore.
Homazhe kane bere miq e te aferm, kolege te tij, kryeprokurorja Ina Rama, ministri i drejtesise, Eduart Halimi, nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, perfaqesi nga prokuroret dhe Gjykata e Larte, kreu i bashkise se Vlores dhe te tjere zyrtare.
Kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi, deputete te djathte e te majte kane zhvilluar gjithashtu homazhe per nder te Konomit. Nderkohe qe ministri i Drejtesise ka mbajtur nje kurore ne emer te kreut te qeverise. Ne emer te Kuvendit ka vendosur kurore me lule dhe ka bere homazhe, Adrian Turku. Me pas trupi i te ndjerit u percoll per ne varrezat e zones se tij te lindjes.
Konomi mbeti i vrare dje, kur nje bombe me telekomande shpertheu makinen me te cilen ai ishte duke shkuar per ne pune. Makina shpertheu ne flake, nderkohe qe Konomi mbeti i vdekur ne vend.
Halimi: Zbardhja e vrasjes, prove per drejtesine
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se zbardhja e vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi është një provë për drejtësinë në Shqipëri.
Nga shtëpia e të ndjerit Konomi, Halimi tha se për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar specialistët më të mirë që kemi në vend, ndërsa nuk përjashtoi edhe asistencën e specialistëve të huaj.
Ministri tha se po bëhën hetime intensive për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.
Ai tha se krimi nuk është realizuar në mënyrë përfekte dhe se specialsitët kanë gjetur prova në vendin e ngjarjes.
Më herët, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka zhvilluar takime me krerët e rendit ne qytetin e Vlorës.
© Panorama.al












