E ardhmja për Tiranën është ende e paqartë. Ndonëse kanë nisur planet për sezonin e ri, ka shumë pikëpyetje. Trajneri aktual, Krstiçeviç, është ende në Tiranë, teksa po shijon disa ditë pushime me familjen e tij. I kontaktuar nga gazeta, kroati, ka sqaruar se do të qëndrojë edhe pak ditë, pasi fillimisht pret të flasë me presidentin dhe të vendosë për të ardhmen. “E kisha lënë që të takohesha me presidentin sot (dje), por ende nuk kemi biseduar. As vetë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time, por shpresoj që mos të kem probleme”, tha trajneri. Ndërkaq, drejtuesit do të udhëtojnë drejt Londrës, në “Uembli”, për të parë finalen e Ligës së Kampionëve dhe gjithçka mbetet pezull, pasi nuk dihet se kur do të fillojnë tratativat për të bërë skuadrën e re si për Kupat e Europës, edhe për sezonin në vazhdim. Në këtë kontekst edhe kontrata e Kërstiçeviçit është në dyshim.











