UPDATE- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha sot se fotot e Osama bin Ladenit pas vdekjes janë “të tmerrshme” ndaj ende nuk është marrë një vendim nëse duhen publikuar apo jo.
Sipas tij, Shtëpia e Bardhë është duke parë mundësinë e publikimit të tyre.
Gjatë një konference për shtyp, Jay Carney përgënjeshtroi gjithashtu edhe lajmin se gjatë sulmit ishte vare edhe gruaja e Osama bin Ladenit.
Ai shpjegoi se gruaja nuk ka vdekur, pasi është goditur në këmbë. Nje tjeter grua eshte vrare ne katin e pare te shtepise, saktesoi ai.
I pyetur nga gazetarët lidhur me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, Jay Carney tha se do të vazhdojnë pasi janë shumë të rëndësishme për ecurinë e luftës kundër terrorizmit.
Hakerat publikojnë foton e Bin Laden pas vdekjes
Portali italian La Stampa, ka botuar pasditen e sotme një foto ku mendohet se paraqitet Osama bin Laden pasi është qëlluar nga forcat speciale amerikane.
Fotoja është publikuar në internet, nga hakerat e quajtur “Anonymous” dhe që më pas është përcjellë edhe në rrjetet sociale. Autenticiteti i fotos ende nuk është konfirmuar.
© Panorama.al











