Pep Guardiola ka mundësinë të prekë dhe shijojë për të tretën herë në jetën e tij Ligën e Kampioneve. Ai e kupton rëndësinë e kësaj sfide me Mançester Junajtid, por në të njëjtën kohë kërkon të theksojë forcën e kundërshtarit. “Kur merr drejtimin e një skuadre si Barcelona je i lumtur, por edhe i urryer në të njëjtën kohë. Fitorja të lejon të vazhdosh përpara ose në të kundërt, kultura latine tregon se je i shkarkuar. Për këtë arsye, mua më duhet të fitoj kundër Mançesterit, përndryshe e ardhmja ime do të jetë e dyshimtë në krye të kësaj skuadre”.











