Grushte në debatin televiziv për krizën

Sep 19, 2011 | 12:29

Alexander Lebedev, i cili ka në pronësi dy gazeta britanike, ka goditur me grushte në një debat televiziv një tjetër biznesmen, kur u hap diskutimi për krizën ekonomike globale. Përballë audiencës së shushatur në studio, miliarderi rus ka goditur disa herë oligarkun Sergei Polonski në kokë, duke e rrëzuar atë nga karrigia. Pas kësaj, Lebedev tha se e kishte “neutralizuar” Polonskin, sepse druhej se ai do ta godiste i pari. Skena e çuditshme u regjistrua në kanalin NTV dhe u transmetua dje. Pak para sulmit, Polonski kishte deklaruar dëshirën për “t’ia kërcitur një turinjve” Lebedevit. Lebedev, i cili ka qenë agjent i KGB-së, dhe tani zotëron “The Independent” dhe “London Evening Standard”, e mbrojti veten duke thënë se Polonski kishte qenë mjaft agresiv gjatë diskutimit. Lebedev është një nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 3.1 miliardë dollarë. Përveç gazetave britanike, ai zotëron edhe gazetën ruse “Novaya Gazeta”.

© Panorama.al

Te lidhura