TIRANE- Grupi parlamentar i PD-se vendos te miratoje propozimin e presidentit Bamir Topi per emerimin e Bujar Leskajt ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit.
Vendimi eshte komunikuar sot ne mbledhjen e grupit parlamentar nga vete kreu i PD-se, njeheresh kryeministri i vendit, Sali Berisha, pa pranine e medias.
Gjithcka mesohet te jete deklaruar pasi kamerave iu kerkuar te linin sallen e mbledhjes, pas fjales qe vete Berisha mbajti ne nisje te saj.
Dekreti i Topit per Leskajn ne krye te KLSH-se kishte kohe qe priste reagimin e maxhorances, nderkohe qe opozita e ka deklaruar voten e saj kunder.
Me heret, maxhoranca rrezoi kandidaturen e Topit per Sali Shehun ne krye te KLSH-se, duke e cilesuar te papershtatshem.
© Panorama.al











