Gruaja më e vjetër në botë, lindi djalin 61 vjeçe

Sep 6, 2012 | 11:40

Një grua kineze ka festuar 127-vjetorin e saj, duke u vetëshpallur personi më i moshuar në botë. Luo Meizhen jeton me djalin e saj të vetëm, për të cilin thotë se e ka lindur në moshën 61-vjeçare në Bama, provinca Guangxi në jug të Kinës. Ajo ka lindur më 9 korrik 1885 në kalendarin hënor kinez, që këtë vit i binte 25 gusht me kalendarin ndërkombëtar. Nëse mosha e saj konfirmohet, ajo është pesë vjet më e madhe se personi që ka jetuar më gjatë në botë.

© Panorama.al

Te lidhura