Në New York ka nisur ceremonia përkujtimore për nder të viktimave që humbën jetën gjatë sulmeve të 11 shtatorit në Kullat Binjake. Në “Ground Zero” të pranishëm janë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ish presidenti George W. Bush. Ceremonia ka nisur me fjalën e kreut të Bashkisë së New York-t, Michael Bloomberg, ndërsa në këto momente familjarë të rreth 3000 viktimave të 11 shtatorit, po lexojnë emrat e tyre.











