Gripi i shpendëve, Hong Kongu ther 20 mijë fluturakë

Dec 22, 2011 | 11:31

Në Hong Kong janë therur 19,451 shpendë dhe është ndaluar shitja dhe importi i tyre të gjallë, deri më 12 janar, pasi virusi vdekjeprurës H5N1 i gripit të shpendëve u gjet në një thertore pulash në një treg shitjesh. Hong Kongu ndjek një linjë të ashpër mbi viruset e gripit të këtij rreziku. I pari grip shpendësh u regjistrua te njerëzit në këtë qytet në vitin 1997 dhe më pas u shpërnda në Azi, Europë dhe Afrikë, duke rezultuar me vdekjen e dhjetëra-miliona zogjve dhe të gjysmës së njerëzve që preku. Qyteti me 7 milionë njerëz ishte prekur edhe nga përhapja e një sindrome akute frymëmarrjeje në vitin 2003, në të cilën humbën jetën 299 njerëz. Gripi i shpendëve është një nga rreziqet më serioze të shëndetit publik me potencialin për të shkaktuar një pandemikë botërore vdekjeprurëse.

© Panorama.al

Te lidhura