Greva e doganierëve grekë, bllokohet 48 orë kufiri

Sep 27, 2011 | 10:23

Greva e doganiereve greke, si shenjë solidariteti me sindikatën e punonjësve të sistemit publik bllokon per 48 ore pikat e kalimit kufitar te vendit tone me ate fqinj.

Qe sot autoritetet doganore greke të Kakavijes dhe Kapshtices kane pezulluar punen, duke njoftuar se mundesi kalimi do te kete vetem per kembesoret.

Autoritetet policore shqiptare të Kakavijes, janë vënë në dijeni të këtij fakti dhe menjëherë kanë bërë lajmërimet e duhura duke mos mundësuar krijimin e konfuzionit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, Tri Urave në Përmet dhe Sopik.

Greva nisi në orën 06:00 të ditës së martë dhe do të përfundojë 48 orë më vonë pikërisht në orën 06:00 të ditës së enjte. Transporti i udhëtarëve do të funksionojë normalisht por kjo vetëm nëse shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, do të operojnë duke udhëtuar me linjat e shteteve përkatëse me destinacion Kakavijen.

Në dy herët e fundit kur është zhvilluar ndërprerja e veprimtarisë dhe procedurave doganore në mënyrë të njëanshme nga ana e doganierëve grekë, nuk janë hasur probleme në qarkullimin e këmbësorëve në të dy anët e kufirit pasi ishin kryer lajmërimet me kohë.

© Panorama.al

Te lidhura