Greqia pret FMN-në e BE-në me masat e reja të kursimit

Sep 27, 2011 | 12:02

Greqia po i drejtohet zbatimit të masave të reja të kursimit, me Parlamentin që po i jep dritën jeshile valës së re të uljes së pensioneve dhe rritjes së taksave të propozuara nga qeveria Papandreu, dhe protestuesit në rrugë që rrezikojnë të kthejnë sërish kaos në kryeqytet dhe qytetet e tjera të mëdha greke, me kundërshtimin më të fortë për politikën ekonomike të qeverisë. Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, tha se qeveria e Greqisë është e vendosur të vazhdojë me zbatimin e masave të ashpra të kursimit, që vendi të shmangë moslikuidimin e borxhit, më i madhi në eurozonë. Venizelos udhëtoi dje nga Uashingtoni në Athinë për të marrë pjesë në seancën e votimit të masave të reja të kursimit. Venizelos tha në takimin e liderëve financiarë në Nju Jork se Athina do të vazhdojë të bëjë shkurtime të buxhetit, pavarësisht “kostos së lartë sociale dhe politike për popullin grek”. Mbikëqyrës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian pritet të shkojnë në Athinë për të vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet e nevojshme për këstin e gjashtë të ndihmës, prej tetë miliardë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura