Greqia do të shkurtojë 20.000 vende pune

Sep 13, 2011 | 18:42

Kriza financiare dhe frika nga një falimentim i shtetit, ka bërë që në Greqi për herë të parë në historinë e vendit të bëhen shkurtime në ndërmarrjet shtetërore.

Të prekur nga kjo, siç bën të ditur ministria e Financave, janë 151 firma, ndër to edhe në televizionet shtetërore, agjencitë gjysëmzyrtare greke të lajmeve, në sipërmarrjet e metrove të Athinës dhe të hekurudhave. Sipas njoftimeve të medieve janë të paktën 20.000 njerëz të prekur.

Ministria e Financave në Athinë bën të ditur se brënda dy javësh duhet që drejtuesit e këtyre sipërmarrjeve të publikojnë listën e shkurtimeve të vendeve të punës që do të kalojnë në të ashtuquajturat “rezerva pune”. Punonjësit e tjerë duhet të shkojnë në pension të parakohshëm.

Pika më e rëndësishme do të jetë në sektorin e administratës së ndërmarrjeve. “Rezerva pune” do të thotë që punonjësit për një vit te marrin 60 për qind të rrogës së tyre dhe më pas të largohen. (DW)

© Panorama.al

Te lidhura