
ATHINE- Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreu do të dorëhiqet nga kryesimi i Partisë Socialiste në Greqi, PASOK. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citon një deputet socialist, Papandreu është shprehur se do të japë dorëheqjen dhe nuk do të rikandidojë më për kryeministër.
“Ai na tha se do të japë dorëheqjen si udhëheqës i PASOK dhe se nuk do të kandidojë për kryeministër përsëri,” ka thënë deputeti socialist për Reuters, i cili ka marrë pjesë në një takim të strukturave të PASOK.
Papandreu dha dorëheqjen si kryeministër në nëntor të vitit të kaluar për t’i hapur rrugën një qeverie koalicioni, për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza më e thëllë ekonomike që ka goditur vendin në dekadat e fundit.











