Greqi, ende i paqartë vendimi për referendum

Nov 3, 2011 | 17:52

ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu njoftoi se opozita do të votojë marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian, dhe se hapat që do të vijnë më tej do të shqyrtohen me konsensus. Në një fjalim të tij në Parlament, Papandreu tha se mënyra e vetme për të mbetur në eurozonë është që t’I përmbahemi marrëveshjes së paketës së shpëtimit të arritur javën e kalaur.

Marrëveshja është një vlerësim për të gjitha përpjekjet e politikanëve grekë, tha Papandreu, duke shtuar se me respektimin e saj, mirëpresim që situata të qetësohet sa më shpejt. Që vitin që vjen do të kemi një situatë më optimiste, tha ai.

Papandreu mori një duartrokitje në kohën kur bëri thirrje për unitet të grupit të tij parlamentar, ndërsa shtoi se ky stabiletet është edhe I vendit, ndaj dhe është i rëndësishëm votimi i kësaj marrëveshje në parlament. Eshtë një lloj garancie se si do të ecim përpara, tha Papandreu.

“Demokracia e Re” ka deklaruar që do të votojë marrëveshjen .Opozita këtu ka vendosur dhe është e gatshme për të negociuar, të ratifikojë këtë marrëveshje. Ju i keni dëgjuar deklaratat e tyre. Mirëpres vendimin e Antoni Samaras. Mund të jetë ky momenti i fillimi të një ere të re për Greqinë”- u shpreh kryeministri grek.

Gajtë fjalimit të tij që zgjati më shumë se 45 minuta, Papandreu la të kuptohej se vazhdon ende të mendojë për mbajtjen e një referendumi, pavarësisht se më herët u njoftua se ai kishte hequr dorë nga mbajtja e referendumit.

“Problemi i vërtetë nuk është referendumi, por dështimi për të respektuar marrëveshjen e arritur me BE-në. Eshtë folur shumë ditët e fundit për këtë situatë, dhe jemi akuzuar se po heqim dorë nga marrëveshja. Unë i kuptoj të gjitha frikrat, por unë nuk kam frikë që të pyes popullin”- iu drejtua Papandreu deputetëve.

Ministri grek i Financave, Venizelos tha se Greqia duhet të deklarojë se ka hequr dorë nga referendumi.

© Panorama.al

Te lidhura