ATHINE- Qindra emigrante shqiptarë në Greqi kanë festuar në sheshin qendror të Athinës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave në ligjin e gjendjes civile, që lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë.
Dega e Aleancës Kuqezi në Athinë njofton se të rinj e të moshuar mbas një festë të organizuar për këtë qëllim filluan të marshojnë në rrugët kryesore të Athinës duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valvitur flamurin kuqezi.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi deklarojnë se marshimi vazhdoi për rreth një orë, ku përmes brohoritjeve u hodhën thirrje në mbështetje të Aleancës Kuqezi. Emigrantët shqiptar në Greqi u shprehën të zhgënjyer nga roli që po luajnë deri më sot institucionet shtetërore, por nga ana tjetër ata vlerësuan lart sjelljen e Gjykatës Kushtetuese.











