Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogëra të ndryshme në Tiranë.
Të arrestuarit kishin krijuar një “skemë” shpërndarjeje për të mos rënë në sy. Në disa raste ata e shpërndanin me taksi por edhe me motoçikleta të picave.
Me taksi lëvizte Olsi Mici, i arrestuar, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella, gjithashtu në mesin e 22 të arrestuarve.
Mësohet gjithashtu se mes të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.
Drogën ata e shpërndanin në disa zona të Tiranës: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lënda narkotike shitej nëpër lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.
Në kuadër të këtij operacioni, policia sekuestroi 10 kg kanabis dhe 100 doza, rreth 500 gramë kokainë, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Kush janë personat e arrestuar:
- Renaldo Dalipi, 32 vjeç
- Engelbert Pjetri, 33 vjeç
- Armandi Hajdini, 43 vjeç
- Olsi Mici 32 vjeç
- Fatjon Cela (Çela), 34 vjeç
- Xhon Boci, 31 vjeç
- Laert Murataj, 23 vjeç
- Artan Pullazi, 47 vjeç
- Erald Sina, 39 vjeç
- Blerim Mali, 34 vjeç
- Gentjan Vercani, 39 vjeç,
- Valerjos Bushi, 19 vjeç
- Olkid Hajdari, 35 vjeç
- Dylber Alijaj, 39 vjeç
- Angjelos Mema, 23 vjeç
- Majdi Musa, 19 vjeç
- Jurgen Hekurani, 29 vjeç
- Erdison Gjella, 31 vjeç
- Abdurahman Bollati, 20 vjeç
- Klodian Rrucaj, 27 vjeç
- Indri Nakaj, 22 vjeç
- Genti Kraja, 20 vjeç











