Përkundër sukseseve të shumta të cilat po i përjeton dita-ditës, këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj është në përfundim të albumit të saj të ri, që pritet të editohet para sezonit veror që do të fillojë së shpejti. Me rastin e editimit të albumit, këngëtarja e njohur ka realizuar edhe disa foto shumë provokative dhe seksi të cilat do të shoqërojnë kopertinat e albumit. Gjystja tregon me këtë rast se në të njëjtën kohë mund të jesh edhe nënë, edhe femër seksi, edhe bashkëshorte, por edhe një grua e suksesshme, pra një shembull i mirë për femrën shqiptare.











