
TIRANE- Rrezohet kerkesa e prokurorise per pezullimin nga detyra te kreut te policise bashkiake te Tiranes, Florenc Hoxha.
Nje dite pas depozitimit te kerkeses nga akuza per pezullimin e Hoxhes, paditur per dhunimin e dy ish inspektoreve te bashkise, Gjykata e Tiranes ka vleresuar jo te drejte pretendimin.
Hoxha eshte paraqitur ne seance ne shoqerine e avokatit te tij mbrojtes, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur asnje prove qe te faktoje pretendimin e akuzes e per pasoje asnje te drejte per pezullimin e kreut te Bashkiakes.
“Akuzat e ngritura ndaj meje kanë për qëllim te me pengojnë në zbatimin e ligjit dhe ne punen qe behet ne shërbim të qytetarëve”- ka thene ai.
© Panorama.al











