Gjykata e Lartë, shtyhet seanca ndaj Metës

Nov 11, 2011 | 11:25

TIRANË- Shtyhet seanca ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta në Gjykatën e Lartë, për çështjen e video-përgjimit.

Në seancën e sotme u lexuan pyetjet e prokurorëve për aktin e ekspertimit, publikuar pak kohe me pare, sipas të cilit hidhet poshtë origjinaliteti i videos, përgjuar nga ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Pasi janë lexuar gjithë pyetjet që prokurorët kanë pasur lidhur me ekspertimit e bërë, ekspertët kanë kërkuar kohë për përgatitje.

Trupi gjyqësor ka rënë dakord kështu të bëjë shtyrjen e seancës, për t’i lënë kohën e mjaftueshme ekspertëve.

© Panorama.al

Te lidhura