Gjykata e Tiranës dënoi sot me 16 vite burg vrasësin e Martin Canit, Marjo Përlleshajn, ngjarje e ndodhur një vit më parë në afërsi të gjimnazit Fan Noli.
Marjo Perlleshajt goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij Marti Cani.
Lidhur me vendimin babai i Martinit tha për mediat se dhimbja e familjes është e madhe, dhe se ajo nuk ndryshon me vitet e dënimit me burg që merr autori.
“Dhimbja jonë është e madhe dhe nuk krahasohet, sikur dhe të dënohej me burgim të përjetshëm. Ngjarjen e ka parë e tërë Tirana. Të gjithë e dinë këtë ngjarje. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë“, tha babai i Martin Canit.
Ndërkohë avokati i familjes Cani tha për mediat drejtësia u vendos në vend sot.
“Ne do të ndjekim dhe më tutje çdo të drejtë ligjore të familjes Cani. Do të vazhdojmë në instancat më të larta, për këtë çështje. Është dënuar për dy vepra penale i pandehuri, ka marrë vetëm 16 vite dënim. Sot kemi drejtësi dhe gjykatat shqiptare japin drejtësi dhe përpiqen që këto çështje të rëndësishme, të dhimbshme e kanë trajtuar. Ne do ta vlerësojmë vendimin kur të zbardhet i plotë. Sot gjykata bëri drejtësi.”, tha ai.

© Panorama.al