TIRANE- Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj nga selia rozë denoncoi edhe njëherë vendimmarrjen, siç e quajti ai, të paligjshme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të konstestuara, të gjetura në kutitë e gabuara.
Nëpërmjet këtij procesi nuk synohet numërimi i çdo vote por ndryshimi në tavolinë i rezultatit, tha ai.
Sipas Gjonçajt, Kodi Zgjedhor i përcakton KQZ-së , tabulimin e rezultateve të miratuara nga grupet e numërimit.
KQZ në këtë fazë nuk mund të ndryshojë në tavolinë numrat dhe tabelat e firmosura nga grupet dhe KZAZ-të, tha Gjonçaj.
Kjo që KQZ po bën momentalisht, vazhdoi me tej Gjonçaj, është një norme e re juridike që konkuron Kodin Zgjedhor, dhe që fatkeqësisht i vendos rregullat jo para procesit por në përfundim, atëherë kur pushteti nuk është dakord me rezultatin.
Gjonçaj denoncoi gjithashtu se kutitë e votimit janë sjellë në KQZ ende pa u miratuar vendimi për hetimin e tyre, duke shtuar se KQZ nuk mund të veprojë me kompetencat që ligji ia ka dhënë KZAZ-së.
Ai theksoi se ky është një proces i përgatitur nga KQZ dhe Berisha.
© Panorama.al











