Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka gjobitur sërish kompaninë CEZ Shpërndarje, në shumën e rreth 500 mijë eurove, vetëm pak ditë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë(DPM) kishte gjobitur CEZ me një shumë prej 30 milionë lekësh të reja.
DPM, në vijim të kontrolleve pas ankesave të qytetarëve shqiptarë, ka vërejtur shkelje dhe abuzime të shumta të kompanisë CEZ për sa u takon vënies së sahatëve.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë shprehen të vendosur në mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarëve, duke paralajmëruar masa të reja nëse kompania CEZ Shpërndarje nuk zbaton ligjin
Vetëm pak ditë më parë kompania “CEZ Shpërndarje” është gjobitur nga Ministria e Ekonomisë me 30 milionë lekë për shkak të futjes së matësve në përdorim te klientët pa verifikimet paraprake që duhet të kryhen nga institucionet përkatëse.
© Panorama.al











