
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vendosi dje të gjobisë 48 drejtues të pushtetit vendor për shkak të vonesës në deklarimin e pasurisë. Nga këta, 27 janë kryetarë të rinj të zgjedhur më 8 maj dhe 21 janë ish-drejtues. Sipas njoftimit për shtyp të ILDKP-së “Pavarësisht angazhimit maksimal të institucionit, nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të ILDKP, rezulton se disa nga të zgjedhurit vendorë nuk kanë respektuar afatet kohore për dorëzimin e deklaratës së pasurisë; brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës për të zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni për ish-drejtuesit vendorë”. Duke iu referuar ligjit për konfliktin e interesit në rast të mosdeklarimit të pasurisë, gjoba për zyrtarët e lartë varion nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë të rinj. Nga ana e saj, ILDKP-ja i ka gjobitur 48 funksionarët vendorë me nga 25.000 lekë të rinj. “Ndërkohë, ILDKP po vazhdon verifikimet dhe për çdo rast të tejkalimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave privatë do të aplikohen sanksionet ligjore. Paralelisht me monitorimin e procesit të deklarimit të pasurisë, ILDKP ka nisur kontrollin për të dhënat e vetëdeklaruara nga ana e drejtuesve të rinj të pushtetit lokal. Brenda afateve procedurale administrative, Inspektorati i Lartë do të verifikojë përputhjen e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e rinj vendorë me burimet e krijimit të tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në listë është edhe ish-kreu i Njësisë Bashkiake Nr.9, Armond Halebi.
Zyrtarët e gjobitur
Para fillimit të detyrës
1 Abedin Gjini Lekaj Kavajë
2 Agron Demushi Bajram Curri
3 Aleksandër Cela Dardhas Pogradec
4 Arqile Mekshi Zagorie Gjirokastër
5 Bajazit Korriqi Perrenjas
6 Bardhyl Gjyzeli Kuçovë
7 Behar Haxhiu Milot
8 Besnik Brahimi Bërdicë Shkodër
9 Bujar Ibrahimi Piskovë Përmet
10 Fadil Kapllani Bogovë Skrapar
11 Gezim Dhima Mbrostar Fier
12 Gilberto Jaçe Përmet
13 Gjergji Doçi Dajç Lezhë
14 Gjon Bardhi Fushë-Krujë
15 Hristo Duci Dropull i Sipërm Gjirokastër
16 Kanan Shakaj Novoselë Vlorë
17 Kleves Muja Rrethinat Shkodër
18 Kristo Kaishi Aliko Sarandë
19 Leke Bibaj Hajmel Shkodër
20 Martin Lazri Guri i Zi Shkodër
21 Ndricim Dushku Rrogozhinë
22 Pellumb Milori Kurvelesh Tepelenë
23 Rrahman Demaj Terthore Kukës
24 Salvador Kaçaj Shëngjin Lezhë
25 Vuksan Cardaku Llugaj Tropojë
26 Xhevahir Bilja Grekan Elbasan
27 Zef Doci Balldren i Ri Lezhë
“Pas Largimit Nga Funksioni”
28 Agim Qevanaj Levan Fier
29 Andi Marku Kolsh Lezhë
30 Arben Ceni Ana E Malit Shkodër
31 Arif Tafani Belsh Elbasan
32 Armond Halebi Nj.Bashkiake 9, Tiranë
33 Asqeri Hoda Kurvelesh Tepelenë
34 Bardhyl Peka Krumë Has
35 Dashnor Osmani Maminas Durrës
36 Edmond Komino Përmet
37 Gezim Hardolli Rrethinat Shkoder
38 Gezim Ylli Ishëm Durrës
39 Isuf Ferhati Rrasë Elbasan
40 Jakup Sefolli Fajzë Has
41 Kastriot Begaj Librazhd
42 Mark Ruci Bashkia Rubik Rubik
43 Muharrem Hoxha Otllak Berat
44 Nuredin Ahmetaj Bajram Curri
45 Qamil Hoxhaj Llugaj Tropojë
46 Qemal Rama Grekan Elbasan
47 Rrahim Lala Muhur Dibër
48 Todi Xhunga Bubullime Lushnjë











