Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si “keqdashëse” gjobën prej 120 milionë eurosh që autoritetet rregullatore të teknologjisë në Bashkimin Europian i vendosën rrjetit social X, në pronësi të Elon Musk.
Ai shtoi se nuk e kupton se si autoritetet europiane mund të justifikojnë një vendim të tillë.
“Europa po ecën në disa drejtime të gabuara,” deklaroi Trump para gazetarëve gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se pret të marrë një informacion të plotë mbi gjobën brenda ditës.
“Nuk shoh se si mund ta bëjnë këtë,” theksoi ai, duke shtuar se Musk nuk ka kontaktuar me të për të kërkuar ndihmë për çështjen.
“Europa duhet të jetë shumë e kujdesshme,” përfundoi presidenti amerikan.
© Panorama.al












