GJKKO ka shpallur fajtor Jorgo Goron, ish-kryebashkiaku i Himarës, dhe e ka dënuar me dy vite e 20 ditë burg.

Gjithashtu, Goros, për të cilin SPAK kishte kërkuar 3 vite burg, i janë konfiskuar 2 pronat qe do kalonin për investime strategjike.
Bëhet fjalë për rreth 10 mijë metra katror në total ne zonën e Dhërmiut që kalojnë ne favor te shtetit
Ndërkohë apartamenti i sekuestruar sipas GJKKO t’i kthehet shtetasit Gentian Sula.
Mësohet se Vezir Gjikoka u dënua 2 vjet burgi, me gjykim te shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj. Ndërsa Jerasimo Basho u dënua me 3 vite, por me gjykim te shkurtuar do të vuajë 2 vite.
AKUZAT
Prej marsit të vitit të kaluar Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Jorgo Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
Dy ish-drejtorët Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se një here e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal. (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se i “pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionin e administruar, pyetjet e dëshmitarëve arrihet në konkluzionin se; shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.171/2014 “Për Përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, si dhe në kundërshtim me dispozitat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.337, datë 22/04/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndermarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve“, gjatë procesit të trajtimit të kërkesave të paraqitura.
NJOFTIMI
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro, Jerasimo Bashi dhe Vezir Gjikokaj”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 25, datë 13.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i dytë,
i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Jorgo Goro i jepet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjet e 1 (një) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Jorgo Goro i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 2 (dy) vjet e 20 (njëzet) ditë burgim.
• Vuajtja e dënimit të pandehurit Jorgo Goro i fillon nga dita e arrestimit, datë 23.03.2024 dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
• Heqjen e së drejtës të pandehurit Jorgo Goro për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jerasimo Bashi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
• Deklarimin fajtor të të pandehurit Jerasimo Bashi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
• Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Jerasimo Bashi i jepet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Jerasimo Bashi i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
• Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
• Heqjen e së drejtës të pandehurit Jerasimo Bashi për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vezir Gjikokaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
• Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Vezir Gjikokaj i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
• Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme, duke mbajtur parasysh kohën e qëndrimit të tij në “arrest në shtëpi”.
• Heqjen e së drejtës të pandehurit Vezir Gjikokaj për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim.
4. Bazuar në nenin 36 të K.Penal, urdhërohet konfiskimi i pasurive të mëposhtme:
• tokë me sipërfaqe 5512 (pesëmijë e pesëqind e dymbëdhjetë) m2, e ndodhur në vendin me emërtimin ****, e regjistruar në regjistrin hipotekor të AShK **** me nr.****, datë ****, zona kadastrale ****, në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.;
• tokë me sipërfaqe 5080 (pesëmijë e tetëdhjetë) m2, sipas AMTP nr. ****, datë ****, aktualisht e identifikuar në regjistrin hipotekor të AShK **** me nr. ****, datë ****dhe nr. ****, datë ****, e cila është konturuar dhe pozicionuar nga
Bashkia Himarë në zonën me numër pasurie ****.
5. Lidhur me sendet e tjera për të cilat është vendosur sekuestro preventive:
• apartamenti i regjistruar me nr. pasurie ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në rrugën ****, t’i kthehet shtetasit G.S;
6. Lidhur me sendet e tjera të sekuestruara:
• dokumentet e sekuestruara në Këshillin e Qarkut Vlorë me procesverbalin e sekuestrimit datë 14.09.2023, dokumentet e sekuestruara në Bashkinë Himarë me procesverbalin e sekuestrimit datë 18.09.2023 dhe telefoni celular i sekuestruar
shtetases V.M me procesverbalin e sekuestrimit datë 23.03.2024, të qëndrojnë në dispozicion të çështjes së ndarë në ngarkim të të pandehurit Stavri Mëhilli;
• telefoni celular i sekuestruar të pandehurit Bilbil Aliaj me procesverbalin e sekuestrimit datë 23.03.2024, të qëndrojë në dispozicion të çështjes së ndarë në ngarkim të të pandehurit Bilbil Aliaj;
• telefonat celularë të sekuestruar të pandehurve Jorgo Goro dhe Vezir Gjikokaj me procesverbalet përkatëse të sekuestrimit datë 23.03.2024, t’u kthehen këtyre të pandehurve;
• dokumentet e sekuestruara shtetasit A.D me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.06.2024, të qëndrojnë në fashikullin e gjykimit, sikurse ndodhen;
• sendet dhe dokumentet e sekuestruara me procesverbalin e sekuestrimit datë 01.08.2024 në apartamentin e regjistruar me nr. pasurie ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me adresë rruga ****, t’i kthehen të pandehurit Jorgo
Goro;
• sendi i sekuestruar shtetasit E.V me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, t’i kthehet shtetasit G.S
7. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, u ngarkohen të pandehurve solidarisht.
8. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.
Tiranë, më datë 13.03.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
© Panorama.al











