GJKKO pezulloi Belinda Ballukun për aferat korruptive, Blushi: Kryeministri shkarkoi një zv.ministre për një arkë me peshk dhe jo vartësen e tij që ka vjedhur miliona euro! Takimi 7 orësh…

Nov 28, 2025 | 22:32

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar skandalin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila aktualisht është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO në kuadër të hetimeve për aferat korruptive për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

blushi balluku

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Blushi akuzoi kryeministrin për “standard të dyfishtë”, duke përmendur raste të tjera ku zëvendësministrja janë shkarkuar për shkelje të vogla, ndërsa ndaj Ballukut nuk është marrë asnjë veprim.

“Kemi dy standarde të një kryeministri i cili fshihet pas çdo afere. Ka shkarkuar një zv.ministër se nuk paguante energjinë elektrike. Nuk shkarkon zv.kryeministren që ka vjedhur miliona euro. Ka shkarkuar një zv.ministre për një arkë me peshk, që as nuk e kishte kërkuar”, tha ai.

I pyetur se “kush po mban peng kë”, ai u përgjigj: “Ata janë pengjet e njëri-tjetrit. Rama nuk ka guxim ta shkarkojë, ndërkohë përpiqet të orientojë debatin publik te një puç kushtetues.”

Sa i takon takimit prej 7 orësh mes Ballukut dhe Ramës në kryeministri, Blushu tha se nuk ka nevojë të dimë çfarë kanë diskutuar, pasi “mjafton të shohësh rezistencën e Edi Ramës për të mos e shkarkuar Ballukun.” 

Tedi Blushi: Çdo shqiptarë dot duhet ta dijë, që pas çdo afere korruptive, apo të gjitha rrugët e korrupsionit të kësaj qeverie, të çojnë tek Edi Rama. Rasti i Veliajt po provon, që edhe pse është në burg, afera e inceneratorit vazhdon. Te Balluku ka një kontekst tjetër. Kemi dy standarde të një kryeministri i cili fshihet pas çdo afere. Ka shkarkuar një zv.ministër se nuk paguante energjinë elektrike.

Nuk shkarkon zv.kryeministren që ka vjedhur miliona euro. Ka shkarkuar një zv.ministre për një arkë me peshk, që as nuk e kishte kërkuar. Nuk shkarkon Ballukun. Pak javë më pare shkarkon një zv.ministër që kishte pirë duhan në ambient publik dhe nuk shkarkon Belinda Ballukun. Arsyeja është në atë takim prej 7 orësh. Nuk ka nevojë të kesh informacion se çfarë ka ndodhur, mjafton të shohësh rezistencën e Edi Ramës për të mos e shkarkuar.

Pyetje: Kush po mban peng kë?

Tedi Blushi: Ata janë pengjet e njëri-tjetrit. Për sa kohë Rama nuk ka guximin ta shkarkojë, por orienton debatin publik. A ka apo jo një puç kushtetues? E kush e thotë këtë? Njeri që ka shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, dhe jo e shkel, po e ka bërë leckë. Flet ky për mbrojtjen e Kushtetutës? Foli për mbrojnë e vetes, se Belinda ka pasur burime qe ndoshta si ka pasur Saimir Tahiri e të tjerë. Kemi dy qeveri paralelisht, një në burg një në qeveri, te dyja i drejton Rama.

© Panorama.al

Te lidhura