GJKKO caktoi datën e seancës së parë ndaj tij, Berisha: Ende s’kam në dorë vendimin e gjykatëses që çoi çështjen për gjykim

Jun 12, 2025 | 12:45

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e GJKKO-së që caktoi datën 30 Qershor për zhvillimin e sencës së parë në themel për dosjen Partizani, ku ish-kryeministri dhe dhëndri i tij janë marrë të pandehur.

sali berisha 1

Kryedemokrati Beridha deklaroi se ai dhe avokatët që e përfaqësojnë ende nuk kanë marrë në dorë vendimin e gjykatëses që çoi çështjen për gjykim.

Ndërsa theksoi se për hapat e radhës do të konsultohet me avokatët mbrojtës.

“Komenti im është vetëm ky, personalisht dhe trupa e avokatëve të  mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin, edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen në konsultat me avokatët.

© Panorama.al

Te lidhura