GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës arrestoi dy të rinj nga Fieri, pasi u kapën me 4 kg marijuanë duke tentuar ta kalonin matanë kufirit. Sabjano Dulla 26 vjeç dhe Edmond Shehaj 34 vjeç u ndaluan në një makinë me targa italiane. Dulla, emigrant në Itali kishte në makinë dhe të fejuarën e tij, shtetase italiane. Pas kontrollit në makinë u gjet lënda narkotike dhe policia shoqëroi tre të rinjtë. Shtetasja e huaj u la e lirë, pas marrjes në pyetjes në prani të një përfaqësuesi të konsullatës italiane, pasi rezultoi se nuk kishte dijeni për drogën.











