Në vitin e ardhshëm shkollor, maturantët s’do do t’u nënshtrohen më provimeve për çdo semestër, por vetëm një herë në vit. Udhëzimi tashmë është firmosur dhe do të merren të gjitha masat nga drejtoritë arsimore për të përshtatur planet mësimore. Ky do te jetë viti i fundit që maturantet do t’u nënshtrohen provimeve semestrale, pasi autoritetet e arsimit thonë se vlerësimi do të jetë vjetor. Kjo risi vjen si pasojë e ndryshimeve të tjera që kanë ndodhur në Maturën Shtetërore, ku tashmë maturantëve u është hequr edhe e drejta e sezonit te vjeshtës. “Në shkollën e mesme nuk do të ketë më vlerësim semestral. Vlerësimi do të jetë vetëm vjetor. Për këtë ne kemi rivënë në zbatim udhëzimin e ministrit, numër 121, që flet për zhvillimin e konsultimeve sipas planeve të përcaktuara mirë”, janë shprehur specialistët e Ministrisë. Këtë vit matura pësoi edhe ndryshime të tjera. Nëse një maturant nuk merr qoftë edhe një nga 4 provimet e detyrueshme, atëherë nuk mund të marrë diplomën e pjekurisë. Ky ndryshim rrënjësor i maturës së këtij viti, në krahasim me ato të mëparshmit, do të rrisë më shumë përgjegjësinë e nxënësve. Deri tani, për të marrë dëftesën e pjekurisë, një maturanti i duhej të jepte vetëm dy provimet e detyruara (Matematikën dhe Letërsinë). Ndërsa testimit për dy lëndët me zgjedhje i nënshtroheshin vetëm kandidatët për në shkollat e larta. Këtu skema është përmbysur tërësisht. Nga sa pohojnë specialistët e MASH-it, ndryshimi është bërë për të rritur cilësinë e maturës. Ata sqarojnë se po rishiten të gjithë koeficientet. Sipas tyre, nëse maturanti është mbetës tek njëri provim, atëherë ai nuk do të mund ta quajë të përfunduar gjimnazin. Këtë vit, dëftesa e pjekurisë është zëvendësuar me diplomën e maturës dhe ndryshimi nuk është thjesht në emërtim. Ndërkohë që, do jetë më i favorizuar kush i ka dhënë më parë lëndët me zgjedhje. Kjo kategori kandidatësh do mund të mbartë notat dhe i rijep provimet, vetëm në rast sa ka dëshirë t’i përmirësojë.”
40 mije
maturantë do të japin këtë vit provimet me detyrim dhe ato me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Në rast se nuk marrin njërin nga provimet, ata nuk do të pajisen me dëftesën e maturës











